Qeveria siguron votat e Listës Serbe, e vendosur për ta ratifikuar versionin aktual të demarkacionit (VIDEO)
Zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu ka deklaruar në emisionin Fakt Plus me Leotrim Berishën se opozita duhet t’i qaset ndryshe demarkacionit.

Ai ka kërkuar nga opozita që të pranojë ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për të dialoguar rreth çështjes së demarkacionit.

Abdullahu tha se Qeveria e Kosovës është e vendosur për të ratifikuar versionin aktualdemarkacionit dhe u shpreh gjithashtu se edhe Lista Serbe do të votojë.

Duke i mohuar zërat se për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura, Qeveria po bën pazare me Beogradin,ai paralajmëron se vitin e ardhshëm Kosova do të bëhet me Ushtri.

“Kryeministri Mustafa nuk hyn në asnjë pazar që të dëmtohet interesi i Kosovës”, ka thënë Abdullahu. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2016, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori