Qeveria “shpërblen” me 6 milionë euro kompaninë e afërt me PDK-në
Kompania “Al Trade”, pronë e vëllezërve Gashani nga komuna e Drenasit, e cila në opinion njihet si e afërme me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) është shpërblyer të hënën edhe me një tender prej 5,8 milionë eurosh, nga Ministra e Administratës Publike (MAP).

Siç shkruan "Portalb", kjo e fundit e ka shpallur kompaninë në fjalë si fituese e tenderit për ndërtimin e qendrës së paraburgimit në Prishtinë. Në tender merrnin pjesë edhe 7 kompani të tjera, por që emrat nuk bëhen publikë nga Ministria. Në njoftim thuhet se kontrata mes Ministrisë dhe kompanisë në fjalë, pritet të nënshkruhet më 16 tetor të këtij viti.

Zyrtarë të kompanisë fituese nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj çështjeje, pasi siç kanë thënë nuk janë të autorizuar./albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori