Qeveria shpenzime për këshilltarët
Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës ka akorduar një shumë prej 3.5 milion euro për këshilla rreth projekteve të ndryshme që janë duke u zbatuar në vend. Sipas “Zërit” në mbledhjen e parafundit, qeveria e ka ndarë edhe 3.5 milionë euro për këshilltarë të tre projekteve.

Sipas vendimit të qevërisë 350 mijë euro do të ndahen nga Ministria e Financave për shërbime të këshillimit për Ministrinë e Infrastrukturës për prokurimin dhe kontraktimin e operatorit ekonomik të kualifikuar për shërbime këshillëdhënëse për transaksionin e projektit “Route 6”.

Në vendim thuhet se Ministria e Financave do të transferojë mjete shtesë nëse kërkohet dhe vlerësohet si e arsyeshme për realizimin e kontratës për shërbime këshillëdhënëse Po ashtu, Qeveria e Kosovës i ka ndarë edhe rreth 903 mijë euro për shërbime të këshillimit për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, për përmbushjen e obligimeve ekzistuese ndaj këshilltarëve ligjorë të projektit “Kosova e Re”. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2012, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori