Hajdari jep deklaratën e fortë: Rama i ka kthyer deputetët në pëllumba

Për të folur mbi debatin për Reformën Zgjedhore në studion e lajmeve të Abc News pasditen e kësaj të mërkurë ishte përballë gazetarit Endri Xhafo bashkë-kryetarja e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari.

Gjatë bisedës në studio deputetja Hajdari është shprehur se Sistemi Zgjedhor është një çështje shumë e rëndësishme, pasi ndryshimi i këtij sistemi sipas saj, “do na sjellë një parlament më dinjitoz dhe “do kemi një demokraci më funksionale dhe njerëzit do të ndihen më të përfaqësuar.”

Pasi rrëfeu gjatë bisedës se qëllimi i saj kryesor ishte që të merrte një deklaratë gojarisht (nga ana e Damian Gjiknurit) që çështja e Reformës do të vazhdojë, Hajdari tha se anëtarët e Këshillit Politik kanë secili një interes të veçantë që ulen në atë tryezë. Dhe, sipas saj, “puna kryesore e këtij Këshilli është që të gjendet një konsensus mes palëve mbi kërkesat e tyre. ”

Rudina Hajdari u shpreh:

“Unë jam në atë tryeze dhe përfaqësoj atë vullnet të popullit që do që ky sistem të ndryshojë. Çfarë do marr unë nga kjo gjë? Nuk mund të dal nga ajo tavolinë pa marrë diçka. Në momentin që mua më thuhet që Rudinë nuk ke për të marrë asgjë nga ky propozim që ke bërë, unë nuk e shoh praninë timë në atë këshill të dobishme.”

Ndërsa, duke folur për figurat e tjera politike në vend, deputetja u shpreh se në vend kemi një politikë malinje ku çdokush është i interesuar vetëm për pushtetin.

“E kam të vështirë të përballem me ta, por nënvlerësimi që më behët… më jep më hapsirë që të manovroj. Dhe kjo gjë është parë mirë”, Hajdari shton më tej.

Duke përndur aktorët politikë në vend, gjithashtu Hajdari iu referua kryeministrit si një njeriu autoritar që nuk lëshon pe.

Rudina Hajdari:

“Kemi një kryeministër që nuk lëshon pe, nuk do t’ia dijë fare. Është arrogant në maksimum. Do që të ketë këtë lloj sistemi pasi do të ketë pranë tij disa njerëz që ai i konsideron si pëllumba, që i man aty dhe që i rrinë urtë. Pëllumba i ka të gjithë. Vetëm pëllumba që s’janë ata, po i ka zbutur aq shumë Edi Rama sa pëllumba janë bërë. “

Si e komentoni humbjen e besimit të qytetarëve, te qeveria, si mund të përkthehet kjo në një të ardhme politike?

“Kam 4 vite që jam këtu po ndjej sa e vështirë është, edhe çdo qytetar që takoj, mënyra sesi kemi pasur këto zhvillime politike apo edhe këto fatkeqësitë natyrale, e kanë bërë çështjen ekonomike apo rëndesën psikologjike te njerëzve të vështirë dhe të rëndë. Qeveria Rama ka dështuar komplet në mënyrën sesi e ka menaxhuar situatën ekonomike, sociale. Është një Shqipëri që asnjë shqiptar nuk e do.

Është një Shqipëri që ne në fakt kemi turp kur themi shqiptarë në ca raste. Pasi gjendja ekonomike në varfërinë që ka sot në Shqipëri kam vite të tëra që nuk e kam prekur… Çfarë ndodh sot në Shqipëri është vërtet t’i vësh gishtin kokës. Prandaj duhet të mbështesim një sistem të ri..” /abcnews.al/


Shtuar 13.05.2020 19:18