E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Qeveria pret që Brukseli ta heqë barrikadën
Strategjia e Brukselit për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër, duke bërë largimin e të ashtuquajturit “Park i paqes”, nuk është prezantuar ende.

Kur pala e shtetit të Kosovës dhe e Serbisë ishin pajtuar në gushtin e vitit të kaluar për t’i dhënë zgjidhje barrikadës - park, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kishin thënë se brenda gjashtë muajsh barrikada do të hiqet, shkruan Koha Ditore.

Kjo nuk pritet të ndodhë dhe nga Brukseli nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje se kur do të adresohet kjo çështje. Njohës të rrethanave politike thonë se përderisa në Prishtinë nuk ka ndonjë politikë aktive, largimi i barrikadave mbetet në vullnetin e Beogradit.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e re të Kosovës dhe ish-kryenegociatore me Serbinë, Edita Tahiri, ka pranuar se është vonuar heqja e barrikadës dhe se as tash nuk ka një datë se kur mund të largohet, përcjell koha.net.

Por, sipas saj, janë pjekur kushtet që Brukseli të veprojë për ndryshimin e pamjes mbi lumin Ibër./albeu.com/

Shtuar më 05/01/2015, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori