Qeveria po punon për zëvendësimin e ambasadorëve
Qeveria e Kosovës akoma nuk ka bërë të mundur zëbvendësimin e merave të ambasadorëve mandati i të cilëve ka përfundur. Për këtë duket se ambasadorët vazhdojnë ta kryejnë këtë mision dhe pse mandati i tyre ka përfunduar.

Sipas burimeve nga gazeta "Zëri" thonë se "lufta" për diplomatë tashmë ka filluar.Mësohet se tashmë qeveria ka nisur kalkulimet për zëvendësimin e ambasadorëve "me mandat të skaduar".

Opozita, si rëndom, ka dyshime se në diplomaci do të instalohet sërish një strukturë militantësh partiakë, duke e lidhur dyshimin me emërimin e Hashim Thaçit, ministër i Jashtëm. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2015, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori