Qeveria pëlqen projektet e Shpend Ahmetit për të mirën e qytetarëve
Pëlqej
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë mbajtur një konferencë shtypi, të enjten, pas një takimi në zyrat e Komunës.

Qeveria do t’i investojë një mori projektesh infrastrukturore, disa nga të cilat do t’i financojë tërësisht Ministria, e disa të tjera do t’i bashkëfinancojë me Prishtinën”, kanë deklaruar ministri Pal Lekaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas një takimi në zyra të Komunës.

Lekaj ka theksuar se Qeveria "Haradinaj" është e përkushtuar që të ndryshojë pozitivisht qasjen karshi KomunësPrishtinës dhe t’i koordinojë punët për infrastrukturën në kryeqytet me Planin Zhvillimor të Komunës, para se ta miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm.

"U zotuam para kryetarit se do të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve të Prishtinës, sepse ne i japim rëndësi të veçantë kryeqytetit. Kështu, do ta mbështesim ndërtimin e urës në Veternik, e cila duhet të përfundojë në afatin sa më të shkurtër, të mundshëm, por edhe ndërtimin e rrugës ‘A’”, ka thënë Lekaj para gazetarëve.


Shtuar më 10/08/2018, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori