Qeveria nuk kërkon shuarjen e EULEX-it
Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme që nuk mund ta shuajë EULEX-in. Misioni i BE-së për sundimin e ligjit do të vazhdojë të ketë kompetenca ekzekutive edhe pasi t`i ketë përfunduar mandati i dytë në qershor të vitit të ardhshëm.

"Kështu misioni do të vazhdojë të punojë në 250 rastet e hapura që ka nëpër gjykata dhe prokurori të Kosovës",-shkruan “Tribuna”. Disa nga këto raste kanë të bëjnë me ish-komandantë të UÇK-së dhe politikanë të fuqishëm. Ata dyshohen për krime lufte ose për korrupsion e krim të organizuar.

Zv/kryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka komentuar pozicionin e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për mbajtjen e kompetencave ekzekutive nga EULEX-i, pozicion ky i shfaqur në një letër diplomatike të këtyre shteteve dërguar BE-së. Ai, siç shkruan "Tribuna" është shprehur se Qeveria e Kosovës nuk është në garë për ta dëbuar EULEX-in, por pret që gjatë negociatave me BE-në të arrijë të transferojë sa më shumë që është e mundshme kompetenca nga EULEX-i tek institucionet vendase. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori