Qeveria nuk ka me kë të bisedojë në veri
Qeveria e Kosoves
Qeveria e Kosovës do ta ketë vështirë, të paktën tash për tash, që të gjejë partner te serbët në veri të Kosovës për të biseduar në funksion të normalizimit të gjendjes në këtë pjesë të vendit.


Politikani serb nga Leposaviqi, Dragisa Krstovic vlerëson se aktualisht nuk ka indikacione se mund të gjenden bashkëbisedues në mesin e udhëheqësve ose politikanëve serbë në veri të Kosovës, të cilët do të ishin të gatshëm të bisedonin me Qeverinë e Kosovës. Kjo situatë, sipas tij, është e tillë për shumë arsye.

“Para së gjithash, një numër i njerëzve me ndikim politik, të cilët janë me kapacitete politike që nuk mund të vihen në dyshim, nuk do të pranojnë që për këtë temë të bisedojnë fare. Një numër tjetër i njerëzve nuk do të jetë i gatshëm që t’i pranojë bisedimet lidhur me këtë temë për arsyen e thjeshtë, sepse nuk dëshirojnë që të jenë dikush që do të vendoset në ‘murin e turpit’ dhe do të shpallen si tradhtarë.

Do të thotë, edhe nëse eventualisht ka njerëz të tillë, ata në këtë moment, për këto arsye, nuk do të jenë të gatshëm që të hyjnë në dialog të tillë me Qeverinë e Kosovës”, thotë Kërstoviq për Radio Evropa e Lirë.

Sipas Baraliut, Qeveria e Kosovës fare nuk duhet të shpenzojë energjinë për të gjetur përfaqësues serbë në veri për të biseduar. Baraliu thotë për Radion Evropa e Lirë se integrimi i veriut duhet bërë bazuar në atë që ofron dokumenti i Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës.

Biseda me qytetarë, si një dialog i zakonshëm me qytetarë që do të duhej ta bëjnë qeveritë dhe që e bëjnë zakonisht, është normale. Por, jo biseda politike dhe jo biseda për ndonjë status tjetër, për çka ekzistojnë pretendimet jashtëzakonisht rigjide dhe do të thosha të rrezikshme të Serbisë. Jo vetëm pretendimet, por edhe veprimet e saj. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2012, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori