Qeveria nuk e mohon projektligjin për shfuqizimin e Speciales
Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes një përgjigje me shkrim, ka reaguar ndaj deklaratave se Qeveria e Kosovës do të procedojë në Parlament një nismë për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Nuk e kanë mohuar një gjë të tillë, por kanë thënë se përkrahin nismën e deputetëve për shfuqizimin i Speciales. Kanë thënë, po ashtu, se me Specialen nuk bën të bëhen lojëra të tilla për përfitime personale e politike.

“Nuk komentojmë deklarata të liderëve të partive politike për çështje të këtilla. Ne respektojmë nismën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për Dhomat e Specializuara. Megjithëkëtë, temat e këtilla të ndjeshme nuk duhet të shërbejnë për lojëra dhe përfitime personale e politike”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë për Express.
Shtuar më 06/01/2018, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori