Qeveria nuk e ka në agjendë projektligjin për arsimin e lartë
Projektligji për arsimin e lartë nuk pritet të shkojë për miratim në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2017. Ndonëse ky projektligj konsiderohet ndër më të rëndësishmit për fushën e arsimit, në agjendën legjislative për këtë vit, janë paraparë tri projektligje të tjera të arsimit, por jo edhe ai për arsimin e lartë, shkruan sot Koha Ditore.

Pengesa më e madhe për Projektligjin për arsimin e lartë konsiderohet të jetë Lista Serbe.

Kjo për shkak se me miratimin e tij, për herë të parë Universiteti i Mitrovicës Veriore do të figuronte si universitet i Republikës së Kosovës. Për miratimin e projektligjit duhen 2/3 e pakicave.

Sipas ekspertit të arsimit, Dukagjin Pupovci serbët fillimisht kërkojnë që të formohet Asociacioni i komunave serbe, i cili praktikisht do ta menaxhonte arsimin në gjuhën serbe në Kosovë, e pastaj të aprovohet Ligji i ri për arsimin e lartë, ku do të reflektohej ky autorizim i Asociacionit.
Shtuar më 16/10/2017, ora 07:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori