Qeveria ndan 25 mijë euro për Epopenë dhe 115 mijë euro për komisionin e Bulliqit
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka ndarë 25 mijë euro për shënimin e Epopesë së UÇK-së në Dukagjin.

Këto mjete do të mbulojnë aktivitetet me rastin e shënimit të kësaj Epopeje që mbahet më 24 mars.

Po ashtu, qeveria gjatë kësaj mbledhja ka ndarë 115 mijë euro për Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi.


Shtuar më 26/02/2019, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori