Gjykata urdhëroi lirimin e pronave të vëllezërve Marku që kapin vlerën e 5 milion, prokuroria ankimon vendimin

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të ankimojë vendimin për lirimin e pasurive të vëllezërve Marku që kapin vlerën e 5 milion eurove.

Institucioni i akuzës i është drejtuar apelit me kërkesë për sekuestron preventive të pasurisë së Sokol e Elson Marku dhe familjarëve të tij.

Kujtojmë se disa ditë më parë Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe urdhëroi pushimin e kësaj çështjeje, duke urdhëruar lirimin e pronave.