Qeveria miraton projektligjin për MSA-në
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifkimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociim-it të arritur të martën mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se është kërkesë e gjithë qytetarëve të Kosovës që sa më shpejt të hyjë në fuqi kjo ujdi. "Me të na hapen dyert për një treg me 500 milionë banorë", ka theksuar ai.

Ministri i Integrimit, Evropian Bekim Çollaku, gjatë prezantimit të projektligjitka thënë se rëndësia e marrëveshjes së Stablizimi-Asociim-it është e madhe dhe se përmes saj po kalohet në një marrëdhënie kotraktuale me Bashkimin Evropian.

"Në kuadër të MSA-së ka obligime nga të dyja palët. MSA ka bazë ligjore", ka deklaruar Çollaku. /albeu.com/


Shtuar më 30/10/2015, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori