Qeveria miratoi marrëveshjen për telokomin dhe energjinë
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar marrëveshjet e arritura në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë në fushën e telekomunikacionit dhe të energjisë, si dhe dokumente tjera nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Mbledhjen e ka hapur kryeministri Hashim Thaçi, i cili ka njohur kabinetin qeveritar me takimin e zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, ku është arritur marrëveshja për telekomunikacionin dhe energjinë elektrike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sikur edhe jeni në dijeni, në takimin e fundit në Bruksel, të ndërmjetësuar nga baronesha Ashton, Kosova shënoi një sukses shumë të madh, duke arritur të përmbyll me sukses të plotë marrëveshjen për telekomunikacionin dhe energjinë. Të gjithë e dimë se sa të rëndësishme kanë qenë këto dy marrëveshje dhe sa shumë kohë janë diskutuar dhe negociuar. Është investuar energji e madhe prej ekipeve të ekspertëve të kryesuara nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. Prandaj, falënderoj të gjithë për punën që e kanë bërë, të gjitha grupet teknike, ekspertët e fushave përkatëse, të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm në këto dy fusha shumë të rëndësishme për Kosovën. Natyrisht se rëndësia dhe përfitimet politike dhe ekonomike, si rezultat i këtyre dy marrëveshjeve, janë shumë të rëndësishme për shtetin tonë” – ka theksuar kryeministri Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori