Si Lëvizja vetëvendosje, ashtu edhe
Lista Serbe janë jashtë ndonjë koalicioni për formimin e qeverisë së ardhshme.
Mirëpo, me numrat që i kanë, këta dy subjekte politike mund të vendosin për qeverinë e ardhshme të Kosovës.
Kriteret e Vetëvendosjes ndaj bllokut LDK-AAK-NISMA janë
ndalimi i bisedimeve me Serbinë, si dhe
ndalimi po ashtu i privatizimit të Postës së Trepçës.
Mirëpo, pa kritere nuk është as
Lista Serbe.
Ajo kërkon që të ndalet privatizimi në hapësirat ku jetojnë serbët, si dhe krijimi sa më i shpejtë i Asociacionit të Komunave Serbe.
Nga blloku i LDK-AAK-NISMA thonë se janë të gatshëm të hyjnë në bisedime dhe se mund të gjenden dhe zgjidhje me ndërmjetësim për këto raste. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014,
ora 13:08