Qeveria me laptopë dekorative
Edhe pse në tryezën e punës së kabinetit qeveritar janë vendosur laptopë ata janë jashtë funksionit prej gjashtë javesh dhe pritet që të mos vendosen në punë deri në mars.

Në Qeveri kanë thënë se projekti do të flakë letrat nga tryeza e mbledhjeve dhe do të lehtësojë diskutimin e vendimmarrjen, shkruan Koha Ditore.

Disa jave më pareë ministrja Vlora Çitaku kishte thënë se projekti kishte të bënte me kursimin e letrës. Mirëpo, grumbuj letrash janë parë përpara kryeministrit, zëvendëskryeministrave e ministrave në pesë mbledhjet pasuese. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2013, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori