Qeveria Kurti: Politikanët do të kenë frikë nga prokuroria
Prioritet i qeverisë Kurti është padia e Kosovës ndaj Serbisë për krime lufte. Në mandatin tim nuk do të ketë prokuror që do t’i frikësohet politikanëve por politikanë që i frikësohet prokurorisë. Kështu ka thënë Albulena Haxhiu, e cila ka marrë detyrën e ministres së Drejtësisë.

Ajo ka folur edhe për veteranët e rrejshëm dhe për rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, për të cilin thotë se do të zbardhet së shpejti.

Haxhiu thotë se ka manipulime të mëdha me numrin e veteranëve të luftës së UÇK-së, dhe sipas saj, aty përfshihen persona që kanë qenë aktiv në jetën politike, e kjo nuk do të ketë ndikim në zbardhje të rastit.

“Fakti që është rritur për 60 mijë është tregues i qartë se ka pasur manipulime të mëdha. Duke mo s u dukur që ne e cenojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, unë dua ta shtoj këtu kërkesën time që institucionet e drejtësisë duhet ta bëjnë punën e tyre për çfarëdo rasti që iu shkon atyre.

Nuk do të ketë më prokurori që do t’iu frikësohet politikanëve, por politikanë të korruptuar që do t’i frikësohen prokurorëve. Pra, pavarësisht faktit që aty përfshihen persona që kanë qenë aktiv në jetën politike, ne do të ndërtojmë rrethana të reja, ku prokurorët nuk do të kenë frikë nga askush. As nga qytetari i thjeshtë, as nga ata që bartin petkun, qoftë të deputetit apo edhe kujt do qoftë”, thotë Haxhiu, për KosovaPress.

Derisa flet për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, Haxhiu thotë se është lajm i mirë që me këtë po merret Prokuroria Speciale dhe jo ajo Themelore e Prizrenit.

Rastin e vdekjes së tij e quan skandaloz, derisa shton se beson fuqishëm që i njëjti do të zb ardhet sa më parë.

“Unë menjëherë pasi kam marrë detyrën e ministres së Drejtësisë, kam shkuar në Qendrën Korrektuese në Prizren, sidomos për një arsye. E para për të dërguar mesazh te institucionet e drejtësisë që qeveria e re do të ketë përkushtim të plot për zbardhjen e këtij rasti.

Ne nuk jemi hetues, por të paktën kapacitetet që kanë nevojë, qoftë për marrjen e ekspertëve që kanë marrë raportin e institutit zviceran që të vijnë në Kosovë, sepse ata kanë deklaruar që janë të gatshëm të vijnë fizikisht në Kosovë. Do të thotë çfarëdo nevoje që kanë institucionet e drejtësisë, për të zbardhur këtë rast. Dhe për të dërguar mesazh që aktivistët politikë në qeverisjen e LVV-së, ku kryeministër është Albin Kurti do të ketë qasje tjetër karshi aktivitetit politik…Unë besoj fuqishëm që rasti Dehari do të zb ardhet sa më parë”, shton Haxhiu.

Derisa Kosova i ka vetëm tre prokurorë të Prokurorisë Speciale, Haxhiu thotë se është e pamundur që me këtë numër të hetohen krimet e luftës.

Ajo deklaron se do të rriten kapacitet.

“Është e pamundur që me tre prokurorë në kuadër të Prokurorisë Speciale të hetohen krimet e luftës. Unë kam pasur takim me Këshillin Prokurorial të Kosovës në javën e shkuar, e kam trajtuar me prioritet këtë çështje dhe ata më kanë thënë që janë duke pritur një raport nga Prokuroria Speciale lidhur me lëndët që i ka në disponim Prokuroria Speciale për krimet e luftës. Për faktin që ne jemi të interesuar të shtojmë kapacitetet.

Me tre prokurorë që trajtojnë krimet e luftës, krimet kundër korrupsionet, gjegjësisht shpëlarje të parave, me terrorizëm. Sepse nuk merre n ata tre vetëm me krime të luftës, edhe po të merreshim vetëm me krime të luftës, do të ishte numër shumë i vogël. Prandaj, ata po presin raport e pastaj që t’i adresojnë kërkesat e tyre në raport me Prokurorinë Speciale, por nuk është e mjaftueshme që të rritet numri vetëm aty, janë të rëndësishme edhe trajnimet, sepse hetimet e krimet e luftës janë shumë të ndjeshme. Prandaj nuk janë të lehta të hetohen”, thotë Haxhiu.

Ndër të tjera, Haxhiu që mban postin e ministres së Drejtësisë në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti thotë për KosovaPress, se prioritet e kanë padinë ndaj Serbisë për krimet e luftës.

“Kjo ka nevojë që të bëhet në bashkëpunim me ekspertë, sidomos me ata që e njohin këtë çështje. Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe kjo e vështirëson paksa, mirëpo ne kemi kuptuar që kjo mund të b ëhet edhe pa qenë anëtare. Pra që të padisim Serbinë për gjenocidin në Gjykatën Kombëtare të Drejtësisë. Pra, kjo do të jetë prioritet i Qeverisë Kurti, ne do të punojmë pa ndal në këtë drejtim sepse ne mund të veprojmë shpejt që të mund të dështoj kjo, mirëpo nuk është interes i askujt, e sidomos qeverisë tonë që të dështojmë në këtë proces”, shton ajo.

Për këtë, thotë se do të konsultohen me ekspertë vendor e ndërkombëtarë. Gjithashtu, ajo flet edhe për gjykimin në mungesë, ku thotë se tash institucionet e Kosovës e kanë të drejtën të nisin hetimet dhe nëse i dyshuari nuk vjen për të marrë pjesë në seanca, e kanë të drejtën të shpallin atë, person të gjykuar në mungesë.

Albulena Haxhiu thotë se do të kërkojnë që me urgjencë të trajtohet ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, që të votohet në Kuvendin e Kosovës pas vlerësimit të Komisionit të Venecias.

Ndërkohë të premte n kanë finalizuar shkresën për të dërguar për vlerësim te Komisioni i Venecias.

“Arsyeja pse e kam kërkuar është për tri çështje që janë problematike në Kodin e Procedurës Penale, është çështja e gjykimit në mungesë për të gjitha veprat penale, jo vetëm për krimet e luftës siç është aktualisht në Kodin e Procedurës Penale që është në fuqi.

Pra konsiderohet se në qoftë gjykon në mungesë për të gjitha veprat penale, shkelen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut. Pastaj është çështja e suspendimit të zyrtarëve që kanë aktakuza, por në draftin e Kodit të Procedurës Penale është për të gjitha veprat penale. Tash duke parë problemet që kemi me sistemin e drejtësisë ku sot i ngritet dikujt aktakuzë, nesër shpallet i pafajshëm mbahet procesi i hetimeve dy vjet, pastaj gjykime edhe dy vjet. Pra, është edhe një lloj arbitrariteti që e bën për një qytetar të Kosovës”, thotë ajo.

Albulena Haxhiu është zgjedhur ministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, me datën 3 shkurt të këtij viti.

Shtuar më 16/02/2020, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori