Mënyra se si ti e shkatërron një marrëdhënie me karakterin tënd sipas shenjës së horoskopit

Nëse do të dish më shumë se si tenton të jesh në një marrëdhënie, zbulo më poshtë se si e shkatërron ti lidhjen tënde bazuar në shenjën e horoskopit.

Dashi

Dashi, i njohur për sinqeritetin e tij ekstrem, shpesh e dëmton marrëdhënien duke mos ditur t’i kontrollojë mirë impulset e veta. Duhet të mësojë të kontrollojë padurimin e vet dhe humorin e keq. Të edukosh veten me dialogun është gjithmonë një alternativë e mirë për të ruajtuar çdo marrëdhënie, por sjellja e vrazhdë mund ta bëjë një marrëdhënie shumë jetëshkurtër.

Demi

Demat kanë një shpirt të jashtëzakonshëm konkurrues dhe shpesh nuk arrijnë të asimilojnë modelin e barazisë që duhet të ekzistojë në një lidhje. Një partner, nuk është një konkurrent, por dikush me të cilin duhet të bashkëpunojë për të ndërtuar diçka pozitive dhe të lumtur. Vetëm kur kupton këtë, një dem është në gjendje të ecë para në një marrëdhënie.

Binjakët

Binjakët shpesh janë shumë të paqëndrueshëm në marrëdhëniet e tyre dhe sado që dëshirojnë t’i përkushtohen një personi, ata nuk dinë si ta trajtojnë kualitetin brena vetes, gjë që është e dukshme në një moment për partnerët e tyre. Pavendosmëria i bën ata të pasigurt dhe duan të bëjnë gjërat që duan, por edhe të jenë të angazhuar me dikë.

Gaforrja

Gaforrja është e kundërta e binjakëve. Gaforret janë aq të sigurt në një marrëdhënie, sa kjo gjë bëhet e bezzdishme. Janë shumë të ngjitur pas partnerëve dhe duan që ata t’u kushtojnë gjithë kohën. Megjithëse janë shumë romantikë, të kujdesshëm dhe të përkushtuar, mund të jetë e lehtë për t’u mashtruar. Për të krijuar një marrëdhënie të mirë, është e rëndësishme të respektojnë jetën personale të partnerëve të tyre.

Luani

Luanët zakonisht tentojnë të kenë shumë kontroll, gjë që mund ta shndërrojë çdo lidhje në një në një marrëdhënie abuzive dhe toksike. Ata jo gjithmonë e bëjnë me paramendim, është pjesë e personalitetit të tyre, por është një sjellje që duhet të kontrollohet për të qenë të shëndetshme të dy palët. Askush nuk dëshiron të qëndrojë me një person që dëshiron të sundojë jetën e tij.

Virgjëresha

Problemi më i madhe për Virgjëreshën është xhelozia. Shpesh e ezkagjerojnë dhe krijojnë situata dramatike pa qenë nevoja. Kjo sjellje e bën marrëdhënien shumë të vështirë dhe me kalimin e kohës personi tjetër lodhet. Duhet të kuptoni se nuk ekziston një marrëdhënie pa pasur besim, kështu që duhet të kujdeseni njëherë për veten tuaj para se të hyni në një lidhje.

Peshorja

Peshoret nuk janë as xheloze dhe as grindavece, por kanë një zakon që mund të jetë fatal për marrëdhëniet e tyre: ata përpiqeni t’i modelojnë partnerët sipas kënaqësisë së tyre. Marrëdhënia është ekuilibër, ju duhet ta pranoni partnerin ashtu siç është, mos u përpiqni të ‘rregulloni’ gjithçka që nuk ju pëlqen.

Akrepi

Akrepët janë shumë shpërthyes. Nuk dinë si t’i përballojnë rrethanat e paparashikuara të jetës, ndihen të prekur personalisht kur gjërat nuk po shkojnë sipas dëshirës së tyre dhe kjo sjellje reflektohet edhe në marrëdhëniet e tyre.

Shigjetari

Shigjetarët shpesh janë të pasigurt prë veten e tyre. Nuk besojnë se meritojnë gjërat e mira në jetë, përfshirë një marrëdhënie të mirë romantke dhe këto mendime krijojnë energji negative që ndikojnë drejtpërdrejt në realitetin e tyre. Është e vështirë të kesh një marrëdhënie me një person që është negativ në shumicën e kohës. Partneri juaj nuk kërkon dikë të përsosur, thjesht dikë që është në gjendje të provojë, të jetojë.

Bricjapi

Bricjapët janë të ndërlikuar. Gjithmonë të përgjegjshëm dhe të drejtpërdrejtë duke harruar që për të jetuar një marrëdhënie vërtet të mirë,duhet të jenë të ndjeshëm. Në disa momente është mirë të fshihni pak emocionet tuaja. Njerëzit lodhen duke zgjidhur enigmat tuaja të pazgjidhshme.

Ujori

Kur Ujori dashuron dikë, influencohet lehtësisht nga mendimet e tij dhe shpesh qëndron në marrëdhënie që nuk e bëjnë të lumtur, duke humbur kështu mundësinë për të takuar dikë vërtet të veçantë. Kur e sheh veten me më shumë empati dhe kupton që meriton dashurinë e vërtetë, mund të ndryshojë realitet.

Peshqit

Shpesh peshqit janë shumë dramatikë dhe kërkojnë nga partnerët e tyre t’u plotësojnë nevojat fëmijenore dhe egoiste. Edhe pse janë njerëz fantastikë, pak të distancuar, por të edukuar askush nuk do të kalojë shumë kohë me dikë që nuk di si t’i përballojë problemet me pjekuri.


Shtuar 12.06.2020 13:17