Qeveria jep 27 mijë euro për rezidencën e Ibrahim Rugovës
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova”.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se Qeveria e Kosovës ka obligim që ta përfundoj këtë çështje.

Ai propozoi që për këtë qëllim të ndahen 27 mijë e 857 euro nga rezervat e Qeverisë, shkruan arbresh.info.

“Kemi obligim që këtë çështje ta përfundojmë. Bëhet fjalë për 27 mijë e 857 euro që të ndahen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nga rezerva e Qeverisë të bartet kjo shumë në MKRS”, ka thënë Hamza.

Ky propozim është miratuar me shumicë votash.
Shtuar më 20/10/2017, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori