Seriali “The Crown” ndërpret xhirimet si nderim për Mbretëreshën

Claire Foy fitoi dy Emmy dhe një Golden Globe për rolin e Mbretëreshës Elizabeth si një grua e re që befas u bë Mbretëreshë në moshën 25-vjeçare.

Por, me ndarjen nga jeta të Mbretëreshës, ajo dhe i gjithë ekipi që punon për serialin dramatik “The Crown” kanë ndërprerë xhirimet. Ky vendim është bërë publik nga Netflix, platforma ku përcillet seriali, duke sqaruar se xhirimet për sezonin e fundit do të rinisin, por së pari kërkojnë të nderojnë figurën e Mbretëreshës Elizabeth II.

Shërbimi i transmetimit tha se prodhimi u pezullua “si shenjë ose respekt” për monarken, e cila vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare, pas 70 vjetësh në fron, deklaron Netflix.

Imelda Staunton do të luajë Elizabeth II në sezonin e pestë, që do të dalë në Netflix në nëntor, ndërsa pritet që ky sezon i ardhshëm të sjellë në ekran mesin e viteve ’90, duke përfshirë divorcin e Princit Charles dhe Princeshës Diana.