Qeveria fut në agjendë Projektligjin për Prishtinën
Me agjendën e Qeverisë së Kosovës, Projektligji për Prishtinën pritet të diskutohet në fund të këtij muaji (30 shtator), shkruan sot Koha Ditore.

Një miratim të parë ky Projektligj e ka pasur tetë vjet më parë, por, që atëherë Projektligji për kryeqytetin nuk është miratuar në Kuvend, ngase asnjë subjekt politik nuk ka bërë përpjekje që statusi i kryeqytetit kosovar të rregullohet ligjërisht.

Nëse miratohet në Qeveri, ky Projektligj do të procedohet më tej në Kuvend. E forcat politike të përfaqësuara në këtë organ e vlerësojnë të domosdoshëm atë, ndonëse ato që kanë qeverisur nuk kanë bërë përpjekje që ky ligj të miratohet.
Shtuar më 21/09/2017, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori