Aksident në Lushnjë, motomjeti del nga rruga, drejtuesi përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur në Lushnjë, ku një motomjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi ka marrë lëndime.

34-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, shtetasi E. S., 34 vjeç, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi E. S., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.