Qeveria e Serbisë do vendosë linjën ajrore Beograd-Prishtinë
Qeveria e Serbisë po punon për normalizimin e fluturimeve të aviacionit civil mbi Kosovë, përfshirë dhe rivendosjen e fluturimeve Beograd-Prishtinë.

"Formimi i një grupi punues i përfaqësuesve të institucioneve relevante tregon gatishmërinë për të vazhduar diskutimin për këto çështje të rëndësishme, si dhe angazhimin për mbrojtjen e interesave vitale kombëtare, zhvillimin e paqes dhe sigurisë dhe krijimin e një atmosfere të besimit në rajon", ka thënë ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç për "Tanjug".

Grupi i punës kryesohet nga ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç, dhe se lidhur me kompetencat aktuale të grupit të punës, do të bisedohet në Serbi dhe në Bruksel. /albeu.com/



Shtuar më 13/02/2017, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori