Qeveria e re: Nënshkruhet sot marrëveshja LDK-NISMA
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me AAK-në, Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të nënshkruaj marrëveshjen edhe me Nisma Socialdemokrate.

“Ne i kemi finalizuar gati në detaje dhe presim sot ta nënshkruajmë rreth orës 13:00”, ka thënë anëtari i kryesisë së Nismës, Endrit Shala.

I pyetur se me cilat ministri do të udhëheq Nisma, Shala tha se kjo do të bëhet publike pas nënshkrimit të marrëveshjes.

I propozuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka deklaruar se përveç AAK-së kanë arritur marrëveshje bashkëqeverisëse edhe me një pjesë të komuniteteve, përfshirë Listën Serbe. Hoti ka theksuar se brenda ditës së sotme do të përmbyllin gjitha marrëveshjet me Nismën, AKR-në, dhe një pjesë të komuniteteve.

Hoti pas takimeve të njëpasnjëshme në hapësirat e Kuvendit të Kosovës tha se më parë që i përmbyllin këto marrëveshje do të procedojnë me seancën e jashtëzakonshme për tu votuar kjo qeveri.
Shtuar më 30/04/2020, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori