Qeveria e re, me më pak ministri
Pëlqej
Numri i ministrive në qeverinë e re do të zvogëlohet, pavarësisht se kush do të vijë në qeveri.

Një paralajmëriom i tillë është dhënë nga të dyja kampet politike që pretendojnë të formojnë qeverinë, nga Partia Demokratike e Kosovës dhe nga blloku LDK-AAK-NISMA.

Ndërsa blloku i koalicionit "opozitar" përmend mundësinë e zhbërjes së Ministrisë së Integrimeve Evropiane, PDK-ja nuk ka përmendur zhbërjen e ndonjë ministrie të veçantë.

Aktualisht, qeveria e Republikës së Kosovës ka 19 ministri.

Ministritë që janë krijuar së fundmi nga PDK-ja dhe partnerët e saj të koalicionit janë Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Forcës e Sigurisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Diasporës. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori