Qeveria e Kosovës mohon veteranët e luftës
Rreth 40 vjet më parë, Gani Bajrami, gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka lënë Francën për të luftuar në atdheun e tij duke i'u bashkëngjitur UÇK-së.

Por 17 vjet pas çlirimit të Kosovës atij nuk i njihet as statusi i veteranit.

Ai është paraqitur në strukturat përkatëse për të marrë vërtetimin si veteran i luftës, mirëpo Qeveria e Kosovës nuk po i'a jep një dokument të tillë, pasi Komisioni Qeveritar për Veteranë nuk e pranon.

Nga gazeta "Zëri" bëjnë me dije se është e pamundur të marrësh një informacion se pse shtetasit në fjalë nuk po i jepet dokumenti, por vetëm nga sekretariati i OVL-së, Faton Klinaku, ka bërë me dije se nuk kanë dijeni pse Komisioni Qeveritar për Veteranë nuk e ka pranuar. /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2016, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori