Qeveria e Kosovës kërkon dënimin e autorëve për plagosjen e Vllasit
Qeveria e Kosovës, përmes një deklarate e ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj avokatit Azem Vllasi, i cili u plagos mëngjesin e sotëm shumë pranë shtëpisë së tij.

"Duke i uruar shërim të shpejtë z. Vllasi, Qeveria e Kosovës konsideron se veprime të tilla janë krejtësisht të papranueshme në një shoqëri demokratike.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, fton institucionet kompetente të rendit dhe drejtësisë që të vënë para përgjegjësisë kryesit e këtij akti kriminal", thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës, me anë të një deklarate për shtyp ka bërë të ditur se për sulmin ndaj avokatit ka arrestuar dy persona, ndërsa i dyshuari kryesor është shtetasi Murat Jashari, ndërsa personi tjetër dyshohet se është bashkëpunëtor.

Arma me të cilën është plagosur avokati Vllasi ka qenë e pajisur me silenciator, ndërsa vet avokati ka thënë se sulmi ndaj tij ka qenë i porositur. /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2017, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori