Dhunuan vajza e gra, tre të arrestuar në Fier

Policia në Fier ka arrestuar 3 shtetas për dhunë ndaj grave dhe vajzave. Një 45-vjeçar është arrestuar se ka rrahur gruan dhe vajzën e tij, një 28-vjeçar ka dhunuar motrën, ndërsa një 20-vjeçar ish të dashurën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasi E. D., 45 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.

U procedua penalisht shtetasi Xh. Z., 28 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. B., 20 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij./albeu.com


Shtuar 4.02.2022 11:37