“The Economist” jep alarmin: Ilaçet indiane po vrasin njerëz nëpër botë, çfarë po ndodh me industrinë gjigante që “po hap shumë varre”

Nga “The Economist

Përktheu: AlbEu.com

Historia e barnave joefektive apo më keq, vrasëse, jane makthi më i keq i prindërve. Midis korrikut dhe tetorit, 70 fëmijë në Gambia vdiqën nga problemet me veshkat. Më dhjetor 18 persona vdiqën në Uzbekistan nga problemet renale dhe sëmundjet akute të frymëmarrjes.

Në të dyja rastet, sipas pretendimeve nga një komitet parlamentar i Gambias dhe autoritetet uzbeke, mund të kenë qenë shkaktarë shurupet e kollës të prodhuara nga India.

Prodhuesi në rastin Uzbekistanir, Marion Biotech, është pezulluar nga Pharmexcil, një grup tregtar i lidhur me qeverinë indiane që luan një rol në eksportet farmaceutike; Faqja e internetit e firmës duket se nuk funksionon.

Një edrejtues i Maiden Pharma, i cili prodhoi ilaçin e përdorur në Gambia, i tha një gazete indiane se kompania ishte e tronditur dhe e pikëlluar nga vdekjet.

Firma postoi një raport në faqen e saj në Facebook duke pretenduar se një laborator qeveritar për testimin e ilaçeve në Indi kishte zbuluar se shurupi ishte pa probleme; Parlamentarët e Gambias rekomanduan që Maiden të ndiqej penalisht. Asnjëra nga firmat nuk iu përgjigj kërkesave të ‘The Economist” për koment.

Të dyja kompanitë janë të vogla dhe private. Nuk është vërtetuar ende një lidhje shkakësore midis produkteve të tyre dhe vdekjeve. Testet e mostrave në Indi deri më tani e kanë çliruar kompaninë Maiden nga faji, ndërsa sapo ka filluar një hetim për Marion.

Megjithatë, incidentet kanë nxjerrë në pah problemet në industrinë e madhe farmaceutike të Indisë, ku rreth 10,000 kompani prodhojnë barna me vlerë rreth 50 miliardë dollarë në vit, që përbëjnë 20% të furnizimit botëror dhe 40% të furnizimit total në Amerikë sipas vlerës.

Farmacitë e botës, siç duan ta quajnë veten prodhuesit e ilaçeve në Indi, nuk janë të panjohura për skandalet. Në vitin 2022, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave lëshoi një “paralajmërim” për katër kompani të mëdha indiane.

Njoftime të tilla, të cilat zakonisht pasojnë inspektimet e fabrikave të huaja, mund të çojnë në bllokimin e eksporteve në Amerikë pa prova fizike që një dërgesë e caktuar është e keqe.

Shqetësimet për kontrollin e dobët të cilësisë shoqërohen me listen e çmimeve të ulëta që kanë nxitur rritjen e industrisë në Indi në dekadat e fundit.

Në një libër të ri, “Pilula e së vërtetës: Miti i rregullimit të barnave në Indi”, Dinesh Singh Thakur, një ish-ekzekutiv i industrisë dhe Prashant Reddy, me profesion avokat, dokumentojnë të paktën pesë raste të medikamenteve të rrezikshme që hyjnë në treg, secila duke shkaktuar shumë viktima, që nga vitet 1970.

Në shumë raste të tjera, metodat e dobëta të prodhimit mund të çojnë në ilaçe që janë joefektive. Këto mangësi mbulohoen nga një regjim kompleks inspektimi, thotë Reddy.

Shqetësimet e transmetuara nga kritikë si ai dhe Thakur shpesh injorohen – ose përballen me njoftime kërcënuese ligjore nga qeveria për gjoja njollosje të reputacionit të industrisë vendase.

Përgjigja fillestare e qeverisë ndaj tragjedive të fundit ka qenë letargjike dhe i ka munguar një ekzaminim publik i detajuar i zinxhirëve përkatës të furnizimit, thotë  Reddy.

Historia ofron pak shpresë për një përfundim të shpejtë. Një rast në Mumbai, i cili përfshinte vdekjen e 14 personave në një spital të madh në 1988, është ende duke u gjykuar.

Një zvarritje e tillë rrezikon jetën e më shumë pacientëve. Ai gjithashtu dëmton përfundimisht prodhuesit e barnave të Indisë, shëndeti financiar, i të cilëve është i lidhur pazgjidhshmërisht me atë të klientëve të tyre. /albeu.com


Shtuar 9.01.2023 11:10