Kosova me rezidencë të re qeveritare
Megjithatë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e cila është vet inicuese dhe përgjegjëse e vendimit për ndërtimin e një rezidence qeveritare në Hajvali, për të cilën ende nuk bëhet e ditur se sa është sipërfaqja .

Edhe pse Ministria po e mban të fshehtë këtë çështje, ditëve të fundit në media ka qarkulluar lajmi se sipërfaqja me interes të veçantë do të jetë rreth 1 mijë hektarë.

Këshilltari i ministres Reshitaj, Leutrim Sahiti ka deklaruar se pas vendimit të qeverisë, kërkohet faza e dytë që nënkupton identifikimin e pronave për shpronësim.

Për këtë proces, Sahiti thekson se ministria do të angazhojë një kompani private.

Sahiti shpreson që brenda vitit të përfundojë elaborati i shpronësimit, për të ditur me saktësi se cilat prona janë të përfshira në projekt.

Vendimi për ndërtimin e Rezidencës qeveritare, u morrë në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 13 prill.
Shtuar më 06/05/2018, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori