Gareth Bale, lojtari më i dobët i këtij edicioni

Gareth Bale është votuar si lojtari me paraqitjet më të dobëta në këtë edicion nga tifozët e Real Madridit.

Uellsiani nuk i ka raporte e mira me Zinedine Zidane, gjë që po bën që ai të largohet nga Santiago Bernabeu në këtë verë.

Lojtari 31-vjeçar u transferua te Los Blancos në vitin 2013 nga Tottenham Hotspuri, derisa lidhet me një kalim në Superligën e Kinës.

Në xhirot e fundit të La Ligës, Bale ka bërë disa veprime që i kanë lënë tifozët madrilenë të nervozuar.

Marca ja përpiluar një hapësirë votuese për tifozët e Real Madridit që të përcaktojnë lojtarët me formën më të mirë në këtë sezon, me uellsianin që është renditur në pozitën e fundit.

Më poshtë keni listën e plotë:

25) Gareth Bale
24) James Rodriguez
23) Luka Jovic
22) Lucas Vazquez
21) Nacho Fernandez
20) Eden Hazard
19) Brahim Diaz
18) Mariano Diaz
17) Alphonse Areola
16) Isco
15) Marcelo
14) Eder Militao
13) Marco Asensio
12) Rodrygo Goes
11) Vinicius Junior
10) Dani Carvajal
9) Ferland Mendy
8) Luka Modric
7) Fede Valverde
6) Raphael Varane
5) Toni Kroos
4) Casemiro
3) Thibaut Courtois
2) Karim Benzema
1) Sergio Ramos.


Shtuar 19.07.2020 12:29