Qeveria e Kosovës lejoi vendosjen e Car Llazarit
Mediet serbe në veri të Mitrovicës kanë zbuluar se të gjitha aktivitetet për vendosjen e shtatores së Knjaz Llazarit në sheshin “Shumadija” janë bërë në koordinim me Ministrinë për Administrim të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe me ministrin Lubomir Maricc.

Të gjitha aktivitetet për vendosjen e shtatores së Car Llazarit në sheshin “Shumadija”, njeriu i cili ka komanduar forcat e një koalicioni në luftë kundër Perandorisë Osmane dhe ka humbur Betejën e Kosovës në vitin 1389, janë bërë në koordinim me Ministrinë për Administrim të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe me ministrin Lubomir Maricc, kanë zbuluar mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.

Portali "Kossev" ka përcjellë fjalët e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakicc, i cili këtij mediumi ia ka sqaruar se koordinimi është bërë në bashkëpunim me ministritë relevante dhe të Doganës.

"Bashkëpunimi, gjegjësisht koordinimi lidhur me këtë çështje është zhvilluar në mes të pushtetit lokal, ministrive relevante dhe Doganës, pasi që përmendorja në këtë rast është punuar në Serbinë Qendrore. Procedura është shumë e qartë, donacioni i paraqitet Administratës së Pushtetit Lokal e pastaj Pushteti Lokal e diskuton dhe sjell vendimin në mbledhjen e Kuvendit. Administrata Komunale pas kësaj inicion çështjen tek institucionet tjera, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila jep pëlqimin e pastaj informohet Dogana”, ka sqaruar Rakicc.
Shtuar më 28/06/2016, ora 09:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori