Qeveria e Kosovës formon Task Forcë kundër narkotikëve
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotshme ka nxjerr vendim që të fillohet me një fushat kundër përdorimit të narkotikëve tek të rinjtë ku edhe me vendim të saj ka formuar Task Forcës kundër narkotikeve dhe siguri në Shkolla.

Shefi i Task Forcës është emëruar, Avdullah Hasani ndërsa zëvendës shef për qështje operacionale ka emëruar Drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj.

Ndryshe kjo është Task Forca e parë e nivelit të tillë që është themeluar.

Fushata ka filluar duke pasur parasysh raportimet për numrin e madh të përdoruesve të narkotikëve tek të rinjtë dhe problemet e sigurisë në shkolla.
Shtuar më 18/06/2019, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori