Ministri i FSK-së
Agim Çeku deklaroi sot se Qeveria e Kosovës është e vendosur që të themelojë
Forcat e
Armatosura të Kosovës. Ai gjithashtu bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat dhe janë identifikuar nevojat për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës.
Çeku hodhi poshtë spekulimet e disa mediave lidhur me kompetencat e NATO-s në këtë drejtim, dhe u shpreh optimist në mbështetjen që Aleanca do të japë edhe për
Forcat e
Armatosura të Kosovës.
Ministri i FSK-së,
Agim Çeku deklaroi për Radio Kosovën se vendimi për themelimin e Forcave të
Armatosura të Kosovës, i takon sovranit.
”Kemi një partneritet me NATO-n, por NATO nuk mund të marrë një vendim nëse mund të shëndrrohet apo jo. Ajo mund të marrë vendim nëse do ta mbështesë apo jo
Forcat e
Armatosura të Kosovës. Ne fuqishëm besojmë se ky zhvillim është në interes të NATO-s sepse Kosova tani është në gjendje të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e vendit”.
Çeku shprehet se projekti për
Forcat e
Armatosura të Kosovës i hap dyert për partneritet, kontribut në operacionet paqëruajtëse dhe anëtarësim në NATO në një të ardhme jo të largët.
”Besoj fuqishëm që NATO-ja do ta mirëpresë një zhvillim të tillë dhe do të vazhdoj t'i mbështesë FAK-un ashtu siç e ka mbështetur deri më tani FSK-në”.
FSK-ja do të punojë me të njëjtin përkushtim dhe entuziazëm derisa të aprovohet Ligji për FAK-un në Kuvendin e Kosovës, deklaroi
Ministri i FSK-së
Agim Çeku. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2014,
ora 16:01