Qeveria e Kosovës do të organizojë zgjedhjet serbe?
Qeveria e Kosovës do të ndihmojë Serbinë në organizimin e zgjedhjeve në disa territore të Kosovës edhe pse ditë më parë ka deklaruar se nuk do të lejonte mbajtjen e zgjedhjeve në zonat kosovare. Sipas "Zëri"-t qeveria ka hartuar një plan konkret, me të cilin udhëzohet se si do të votojnë qytetarët serbë në Kosovë, më 6 maj 2012.

Dokumenti përcakton në detaje se si do të shkojë mbarëvajtja e procesit zgjedhor. "Qytetarët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në komunat në vijim: Prishtinë, Graçanicë, Novobërdë, Ranillug, Kllokot, Gjilan, Shtërpc, Prizren, Deçan, Pejë, Klinë, Mitrovicë, Zveçan, Zubim-Potok, Leposaviç dhe në vendet tjera për të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës dhe partnerët e saj zbatues mund të japin miratimin më vonë",-thuhet në njërën prej këtyre pikave. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori