Qeveria e gatshme për tu përgjigjur për marrëveshjen e Brukselit
Qeveria, shprehet e gatshme për debat të hapur me argumente për çdo pikë të marrëveshjeve të arrituraBruksel.

"Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka dorëzuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës kërkesën për të informuar deputetët e Kuvendit lidhur me marrëveshjet arritura më 25 gusht 2015 në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e relacioneve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja dhe të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërkesa e Zyrës së Kryeministrit për të informuar Kuvendin që në seancën e parë të saj për këto marrëveshje, është dorëzuar në Kuvend së bashku me tekstet e të gjitha marrëveshjeve, në tre gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.

Qeveria e Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e saj të plotë për transparencë, shpreh gatishmërinë për debat të hapur dhe me argumente për çdo pikë të marrëveshjeve të arrituraBruksel, si edhe për proceset tjera të rëndësishme në Republikën e Kosovës.

Qeveria e Kosovës vlerëson se marrëveshjet e fundit të arrituraBruksel, të mbështetura fuqishëm nga partnerët strategjik të Kosovës, SHBA-të dhe BE-ja, janë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Kosovës dhe ato do të fuqizojnë sovranitetin dhe proceset integruese euroatlantike të Kosovës", thuhet në njoftimin e Qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2015, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori