Qeveria e gatshme për të biseduar me përfaqësuesit e VV
Qeveria e Kosovës është e gatshme për të biseduar me përfaqësuesit e Vetëvendosjes. Ftesën publike për dialog e ka bërë në emisionin Interaktiv të KTV-së, zv/kryeministri Hajredin Kuçi. Ai ka thënë se ai, ashtu edhe kryeministri Thaçi janë të gatshëm të takohem kurdo dhe kudo me liderin e Vetëvendosjes, Kurti dhe zyrtarët e tjerë.



Kuçi ka thënë se është e pahijshme që të ketë përplasje në rrugët e Prishtinës për një veprim që ka të bëjë me relacionin Kosovë – Serbi. Për procesin e dialogut me Serbinë ka thënë se duhet të përfundojë me traktat paqeje, dhe se Kosova nuk do të bëjë më kompromise, dhe sidomos jo me veriun. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2012, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori