Qeveria e Daçiqit është ngatërruar në raport me Kosovën
Parlamenti serb
Mundësia e mbajtjes së një referendumi, në të cilin qytetarët e Serbisë do ta sqaronin dilemën “Kosova ose Bashkimi Evropian”, mbetet një pikëpyetje. Mundësinë e një referendumi të tillë nuk e ka mohuar as zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i mbrojtjes serb Aleksandër Vuçiq, i cili ka theksuar se kjo do të ishte “masa e fundit”.


“Nuk ka problem, ne nuk do të ikim nga asnjë pune. Por, ne kemi një kufizim ose një kufizim të mirë që nënkupton Kushtetutën e Republikës e Serbisë. Por, krejt çka qeveria e kaluar ka pranuar, obligim i yni është që ta zbatojmë. Mendoj se politikanët duhet të kenë aq guxim që të zbatojnë krejt çka është në përputhje me Kushtetutën. Natyrisht, referendumi është një mjet. Përmes tij shprehet vullneti demokratik i qytetarëve. Por mendoj se është mjeti i fundit”, ka thënë Vuçiq për Radion Evropa e Lirë. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2012, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori