Qeveria dënon vrasjen e drejtorit të arsimit
Qeveria e Kosovës dënoi aktin kriminal të vrasjes së drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu dhe i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu..

“Ky është një sulm i rëndë kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe cënim i rëndë i integritetit të zyrtarit instiucional në vendin e tij të punës”, thuhet në një deklaratë për mediat të ekzekutivit koosvar.

Qeveria u kërkoi organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që autorët e këtij akti kriminal të dalin sa më shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2011, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori