Qeveria dënon incidentin, fton qytetarët për qetësi
Prishtina
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër incidentin që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht tek Kroi i Vitakut, me ç’rast në rrethana deri më tani të pasqaruara u plagosën tre qytetarë të vendit, thuhet në reagimin e bërë sonte nga ana e qeverisë së Kosovës.

Qeveria fton organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtij akti të rëndë të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës për qetësi dhe maturi, duke u përmbajtur nga çdo akt i dhunës, ngase përdorimi i dhunës është i papranueshëm në shtetin demokratik të Kosovës”, thuhet në fund të këtij reagimi të shkurtër.
Shtuar më 10/11/2011, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori