Refuzoi takimin, deklarata e fundit e Beatrixit për Donaldin tregon vendimin e këngëtares (FOTO LAJM)

Beatrix vendosi të mos shkojë në darkën e Big Brother Vip me finalistët dhe ish-banorët për shkak të hatërmbetjeve nga batutat e Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit.

Dyshohet se ajo ka udhëtuar jashtë vendit me kushurirën e saj Anxhelinën, pasi kjo e fundit postoi një foto ku dukej një tatuazh në krahun e Beatrix.

Donaldi duke diskutuar i zhgënjyer për mungesën e saj tha se nuk i fliste më me gojë nëse ajo kishte ikur jashtë Shqipërisë. Ndërkohë këngëtarja pati dhe një “debat virtual” me Balina Bodinakun, pasi kjo e fundit kishte thënë se Beatrix është larguar me të dashurin.

Sot këngëtarja ka postuar një Instastory me mbishkrimin “Me ty” ku u bën thirrje ndjekësve të saj të votojnë Donaldin.


Shtuar 16.02.2022 13:09