Qeveria akordon 100 mijë euro për aktivitetet e 5-vjetorit të pavarësisë
Qeveria ka akorduar 100 mijë euro për mbulimin e të gjitha shpenzimeve që lidhen me organizimin e aktiviteteve për 5-vjetorin e pavarësisë. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi
njoftoi se përgatitjet për festimet kanë filluar.

“Ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë nga të gjithë ne që nuk ka pasur reflektimit politike apo partiake nga asnjë prej nesh”, tha Kuçi.


Aktivitetet do të fillojnë nga dita e neserme me dekorimin e të gjitha qyteteve të Kosovës. Në të gjitha shkollat ora e parë e mësimit do ti dedikohet ditës së pavarësisë, ndërsa në orën 12 në Universiteti i Prishtinës do të organizojë akademi në shënim të 43 vjetorit të universitetit. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2013, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori