Qeveri e brishtë do ta drejtojë Kosovën
Qeveri e brishtë dhe vështirë e kontrollueshme përballë një opozite të fortë, është vlerësuar marrëveshja për koalicion mes PAN-it, AKR-së dhe minoriteteve.

Me gjithë paralajmërimet se kjo javë do të jetë vendimtare sa i përket përmbylljes së seancës konstitutive, e nisur më 3 gusht, të martën nuk ka pasur një njoftim nga administrata e Kuvendit për vazhdimin e seancës, e cila duhet të thirret nga kryesuesi më i vjetër, Adem Mikullovci.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, koalicioni fitues e ka të drejtën e propozimit të kryetar të Kuvendit, para se presidenti ta mandatojë kryeministrin e Qeverisë së ardhshme. Kandidat për postin e kryetarit është Kadri Veseli, ndërkaq i nominuar për shef të Qeverisë është Ramush Haradinaj, shkruan sot Koha Ditore

Albert Krasniqi, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë se një koalicion prej rreth 20 subjektesh politike e bën një Qeveri shumë të fragmentuar, ku secila prej tyre do të ketë kërkesa për akomodim.
Shtuar më 06/09/2017, ora 07:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori