Qetësohet Dardani, nuk arrihen votat për shkarkimin e tij
Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkarkimin e zv.kryeministrit Dardan Gashi.

Vetëm 36 deputetë kanë votuar pro shkarkimit ndërsa 49 deputetë kanë votuar kundër.

Kështu në këtë formë përfundon edhe ankthi i Dardanit. Ky mocion erdhi pasi Dardan Gashi dhe Sami Lushtaku nga gëzimi në odën e Fatmir Limajt filluan të gjuanin me armë në ajër.

Pavarësisht se dikush mund të plagoset për vdekje nga ato të shtëna deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi e quajti humbje kohe diskutimet në kuvend për këtë cështje, ndërsa për Mamli Krasniqin të gjithë shtien me armv kur janë të gëzuar./albeu.com/

Shtuar më 26/01/2018, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori