Qetësi në Mitrovicë!
Java që kaloi ishte e qetë dhe pa ndonjë incident në Mitrovicë. Ky ishte konstatimi që u bë sot në takimin e Komitetit të Sigurisë për Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Sipas drejtorit Behxhet Bala, nuk ka pasur situata incidentesh, perveç parakalimit të maturantëve serbë nga Zvagani deri te ura Ibrit në Mitrovicë që ishte provokues. Në anën tjetër, ai përmendi edhe pajtimin e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për implementimin e marrëveshjes.

“Pas pajtimit që është arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daçiq nuk ka pasur ndonjë reagim në veri”, tha ai.

“Në veri vazhdojnë të jenë kundër vetëm grupet kriminale që nuk ju konvenon qetësia dhe rendi”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2013, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori