Qesharake! Kosova jep 18 euro në muaj për një refugjat
Refugjatët sirianë që do të vijnë në Kosovë nuk do t’i kenë kushtet si bashkëkombësit e tyre që janë shpërngulur në Gjermani, Austri e vende tjera të Bashkimit Evropian.

Për ushqim, Qeveria e Kosovës secilit do t’u jap nga 18 euro në muaj ndërsa strehimi i tyre pritet të bëhet në komunën e largët të Dragashit.

Kaq mund të ofroj vendi më i varfër në Evropë për 3000 refugjatët sirianë, të cilët presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka bërë kërkesë qeverisë së Kosovës për t`i strehuar.

Gazeta Fjala ka nxjerrë një mesatare të çmimit për një muaj për refugjatë, bazuar në informatat e marra nga Shoqata "Nënë Tereza", organizatë kjo që vazhdimisht është marrë me strehimin e njerëzve në nevojë.

Për një familje katër anëtarëshe refugjatësh për ushqim për një muaj Kosova jep 70 euro, sipas këtyre të dhënave.
Kjo shumë është dhënë zakonisht sipas përvojës që Zef Shala drejtori i organizatës "Nënë Tereza" ka patur në strehimin e refugjatëve.

"Për një familje 4-anëtarëshe ndahen 70 euro për një muaj, ku përfshihet ushqimi për tre vakte kurse për një anëtarë 18 euro", tregon Shala për Gazetën Fjala.

Bazuar në çmimet e tregut në Kosovë, 18 eurot e ndara shpenzohen vetëm në bukë dhe ujë, pa ngrënë asgjë tjetër.
Nga një matematikë e thjeshtë, për një bukë që kushton 0.30 euro për 30 ditë një person shpenzon 9 euro, edhe për një pije 0.30 euro që prapë kushton 9 euro për një muaj shpenzohen të gjitha paratë e dhëna.

Në këtë mënyrë bazuar në të dhënat e organizatës “Nëna Tereza” dhe kërkesës së presidentes për strehim të 3 mijë refugjatëve, del se Kosova do të shpenzonte 54 mijë euro në muaj për ushqimin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2015, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori