Qeriqi: Rrjedhja e "dosjeve", skandaloze dhe shqetësuese – priten edhe pako të tjera
Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se ishte befasuese rrjedhja e "Dosjeve të Speciales".

Qeriqi thotë se këto dosje nëse vërtetohet se janë nga Gjykata Speciale, do ta dëmtonte rëndë kredibilitetin të cilin e kishte ky institucion ndërkombëtar i drejtësisë.

"Për ne ka qenë e habitshme të rrjedhin gjithë këto informacione të vetereanëve të luftës. Nëse vërtetohet se këto dokumente janë të Gjykatës Speciale do ta dëmtojë kredibilitetin që ka pasur kjo gjykatë".

"Unë kam parë në media mesa e kam kuptuar, me shpejtësi është thirrur një konferencë shtypi".

"Me gjasë, është shpërndarë, por ka mundësi që ky material mund të jetë shpërndarë më herët – dhe nuk e dijmë deri ku ka arritë".

"Është shumë skandaloze nëse ka ndodhë gjithë kjo rrjedhje e gjithë këtij dokumentacioni. Është shqetësuese gjithë ato deklarata e komunikime që kanë ndodhur nga zyrtarët e policisë së shtetit e të policisë së Serbisë. Dhe po priten edhe pako të tjera".

Më tej ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin, foli edhe për fillet e para të themelimit të kësaj gjykate, njofton Klan Kosova.

"Si e tillë ka qenë gjykatë e papranueshme, ne nuk kemi qenë kundër hetimeve të të gjitha krimeve në Kosovë, por kjo është shqetësuese".

"Është një dokument shtesë, dhe arsyeshmëri shtesë, për secilin deputet që ta shohë se çka do të votojë për vazhdimin e kësaj gjykate".

"Edhe më herët kemi qenë kundër sepse ka qenë e njëanshme".

"Është e vështirë, sepse janë bërë shumë investime, dhe procedurat e vet Kuvendit, procedurat kushtetuese, sepse në votimin për stopimin e kësaj gjykate, duhet të votojnë edhe komuniteti serb".

Lidhur me ndikimin që këto dosje do ta kenë tek dëshmitarët, Qeriqi shprehet se nuk kanë arsye të jenë të shqetësuar, njofton Klan Kosova.

"Nuk e besoj që derisa kanë dhënë deklarata që nuk i frikësohen, spo mund të them asgjë. Por për mendimin tim s’kanë pse të frikësohen".

"Për ne është shqetësuese komunikimi i zyrtarëve të Gjykatës Speciale me disa pjesëtarë serbë. Ne e dimë se cfarë krimi kanë shkaktuar serbët në Kosovë. I dimë propagandën që e kanë bërë kundër shqiptarëve në Kosovë".

"I kemi rreth 1600 të zhdukur. Kemi varreza masive të gjetura në Serbi, e tani t’ju besohet dëshmive të tyre dhe vet hetuesit e kësaj Gjykate të besojnë dëshmitë serbe, është e tmerrshme".

"Ne prej ditës së parë jemi përballë në luftë direkte me Serbinë. Është dashur të gjejmë hapësirë, rrugë të furnizojmë me armatim".
Shtuar më 08/09/2020, ora 23:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori