Qeni i keq e sjell ujkun në torishtë!
Nga Albeu.com

"Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë (vathën e dhënve)", është një thënë lapidar e shqiptarëve të Kosovës duke përkufizuar kështu se në fakt nuk është faji i ujkut që ha delet, pasi e ka në natyrën e tij, por i qenve që natyrë kanë mbrojtjen e kopesë dhe njeriut.

Kaq mjafton për të kuptuar se çfarë po ndodh tashmë me Kosovën dhe kufijtë e Kosovës.

Ndërkohë që ajo ishte mbyllur si çështje dhe Kosova kishte më shumë se 100 njohjë të rendësishme në arenën ndërkombëtare, ndërsa kishte me vete edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për njohjen e pavarësisë së saj, del Hashim Thaçi dhe rikthen debatin mbi kufijtë.

Ishte pikërisht ajo që i duhje serbve!

Tani, pasi Thaçi rihapi debatin për kufijtë e Kosovës, Aleksandër Vuçiç sillet siç i do qejfi duke shkaktuar tensione në Kosovë me vizitën e tij.

Jo më kot ai shkon në Ujman, liqenin jetik për Kosovën. Madje serbët po tregohen arrogantë, pasi kanë futur në xhep Hashim Thaçin dhe shërbëtorët e tij, thonë se i duhej Ujmani, pasi kështu Kosova nuk mund të ekzistonte.

"Ui ar not problematik gajs, ui vant to make agrriment", ishte deklarata e Thaçit që shkaktoi të qeshura në sallë, përmes të cilës ai tha se kishte rënë dakord me Vuçiçin.

Mirëpo Vuçiçit kaq i duhej. Tani nuk pyet më as për Thaçin dhe as për Kosovën.

Desh hapjen e debatit mbi kufijtë dhe tani mund të futet siç i do qejfi në "torishtë". /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori