Qëndron Kastrati del sot para Kryesisë së VV-së në Kamenicë
Bajram Mavriqi, kryetar i VV-së në Komunën e Kamenicës ka thënë për KALLXO.com se sot kryesia e VV-së në Kamenicë do të mbajë një takim për të diskutuar vendimin e Qëndron Kastratit për dorëheqjen e tij nga strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne besoj sot e kemi një takim si kryesi dhe dalim me një qëndrim rreth Qëndronit, jemi tu pritë me taku Qëndronin, se ai ka dhënë dorëheqje prej pozitave drejtuese, e hala nuk është deklaruar se a po del edhe prej Lëvizjes a veç prej pozitave drejtuese, domethënë kjo është e paqartë”, ka thënë Mavriqi.

Kryetari i VV-së në Kamenicë ka thënë se nuk do ta përkrahin Qëndron Kastratin nëse ai zgjedhë të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Normalisht se në rast se largohet prej Lëvizjes ne nuk e mbështesim me përjashtim kur ka ndonjë punë të mirë në dobi të qytetarëve, ashtu kishin me mbështetë edhe asambleistët e subjekteve të tjera, përndryshe jo, nuk do të ketë bashkëpunim”, ka theksuar Mavriqi.

Asmableisti tjetër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë, Shefik Kastrati, ka thënë se Qëndron Kastrati do ta ketë mbështetjen e tij në projektet që janë në dobi të qytetarëveKamenicës.

“Në projektet që i ka mirë kemi me përkrahë pse jo. Ai është kryetar i Kamenicës, ky është mendimi im personal. Ai është vendim i tij personal (dorëheqja nga strukturat e VV-së), ai natyrisht si kryetar duhet me bashkëpunu me asambleistët e Vetëvendosjes dhe në projektet që janë të mira, janë të qytetarëve, asambleistët edhe unë bashkë me ta absolutisht që e përkrahi dhe besoj që ai ka me bashkëpunu me asambleistat”, ka shtuar Kastrati.

Afrim Dërvishi, asmbleisti i dytë më i votuar në komunën e Kamenicës ka thënë për KALLXO.com se ai do ta mbështesë kryetarin e Kamenicës nëse ai do të jetë konstruktiv dhe i arsyeshëm në raport me kërkesat e qytetarëve.

“Në Vetëvendosje ne nuk përkrahim njerëz blanko, veç pse e ka emrin apo mbiemrin ashtu, ne në Vetëvendosje në Kamenicë i përkrahim idetë dhe projektet që janë në të mirën e qytetarëve, nëse Qëndroni vazhdon me qenë konstruktiv dhe i arsyeshëm në raport me kërkesat e qytetarëve ne e mbështesim”, ka theksuar Dërvishi.

Qëndron Kastrati, kryetari i Kamenicës, i votuar në zgjedhjet e vitit të kaluar si kandidat i Vetëvendosjes, dje njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Duke qenë i zhgënjyer me situatën e krijuar dhe duke shpresuar që ky veprim i imi ta kthejë vëmendjen te nevoja urgjente për zgjidhjen këtij problemi, unë vendosa të jap dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm dhe pozicionet drejtuese në strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje”, shkroi Kastrati në profilin e tij në Facebook.
Shtuar më 10/01/2018, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori